Drejtoria e Monitorimit dhe Sigurimit te Cilesise

Eshte pergjegjese per te siguruar zbatimin e duhur te procedurave te EU dhe BB, duke minimizuar gabimet njerezore gjate zbatimit te aktiviteteve te DPFK dhe rrit cilesine e dokumentave per te cilat DPFK eshte institucionalisht pergjegjese. DMK siguron:

  1. Kontrollin ne aktivitetet/operacionet e ndjekur nga sektoret e tjere duke siguruar zbatimin e parimit “four eye principle”.
  2. Kontrollin e cilesise se dokumentacionit te tenderimeve dhe kontraktimeve
  3. Nje sistem raportimi te rregullt mbi progresin teknik te zbatimit te projekteve tek autoritetet dhe strukturat perkatese.
  4. Menaxhimin e parregullsive dhe menaxhimin e riskut ne strukturen operative (DPFK + SPO ne Ministrite e Linjes)

 

Kjo Drejtori eshte e organizuar ne 2 sektore:

  • Sektori i Monitorimit
  • Sektori i Sigurimit te Cilesise 

 

Detyrat e Drejtorise se Monitorimit dhe Sigurimit te Cilesise jane:

  1. Identifikon, vlereson dhe menaxhon riskun operacional si dhe raporton perkatesisht tek Drejtori i Pergjithshem i DPFK.
  2. Organizon zbatimin e nje sistemi per perputhshmerine dhe cilesine e procedurave dhe dokumentacionit; Rishikon kontrollet e kryera mbi termat e references, dokumentacionin e prokurimit, siguron qe dokumentacioni i prokurimit eshte pergatitur ne perputhje me rregullat perkatese te EU dhe BB.
  3. Bashkepunon me zyrtaret e nominuar ne Ministrite e Linjes (SPO) persa i perket produkteve dhe afateve sipas termave te kontratave si dhe bashkepunon me DPK/Sektorin e Kontraktimeve pergjegjes per monitorimin operacional te projekteve.
  4. Koordinon dhe asiston, ne bashkepunim me SPO ne ML, vizita kontrolli ne vendet ku projekti / kontrata zbatohet direkt.
  5. Mbikqyr mbajtjen dhe perditesimin e database te parregullsive, si dhe bashkepunon per menaxhimin e riskut ne strukturen operative.
  6. Menaxhimi i parregullsive, bashkepunon me Drejtorite e DPKF per zbatimin e detyrave te meposhteme:
    • Merr informacion mbi parregullsite dhe fraud, pergatit Raportet mbi Parregullsite dhe i dorezon ato tek PAO.
    • Te siguroje bashkepunimin me Zyrtaret e Parregullsive te institucioneve te tjera (strukturat e SPO, FK/NF, Auditi i Brendshem), strukturen e AFCOS (kur te krijohet) dhe perfaqesuesit e derguar nga EC duke ju siguruar dokumentacionin dhe informacionin e vlefshem lidhur me parregullsite dhe nje informacion mbi masat e marra per zgjidhjen/eliminimin e parregullsive.
    • Pergatitja dhe perditesimi i kapitullit mbi menaxhimin e parregullsive si pjese te Manualit te Procedurave te CFCU.
    • Komunikimi nevojshem dhe parandalimi i parregullsive brenda CFCU duke respektuar udhezimet e Manualit te Procedurave te CFCU.
    • Pergatitja nje here ne vit e analizes se riskut te CFCU (OS) ne perputhje me metodologjine e Menaxhimit te Riskut mbi parregullsite dhe fraud.
    • Te siguroje plotesimin e deklarates se parregullsive ne perputhje me Manualin e Procedurave te CFCU, nga te gjitha Drejtorite e CFCU.
  7. Monitoron ciklin e menaxhimit te projekteve ne perputhje me rregulloret dhe procedurat e BE, monitoron projektet sipas Planit te Prokurimit dhe skedules se percaktuar.
  8. Siguron një sistem të vlefshëm raportimi teknik dhe financiar, pergatit raporte periodike bazuar ne mbledhjen e informacioneve, administrimin e te dhenave, ne lidhje me procesin e menaxhimit te projekteve.
  9. Siguron zbatimin e proçedurave të BE-së, ne perputhje me ligjet dhe procedurat e zbatuara, Manuali i Brendshem i CFCU, Marreveshjet Financuese/Zbatuese, rregullat e BE te aplikueshme ne legjislacionin e brendshem.
  10. Siguron mbajtjen e një sistemi të vlefshem raportimi teknik dhe financiar e te rregullt dhe i jep të dhënat e nevojshme Fondit Kombëtar (FK) në lidhje me progresin teknik te projekteve, për të mundesuar kete te fundit ne perpilimin/paraqitjen e kerkeses per fonde në Komisionin Evropian sipas Marrëveshjeve të Financimit.
  11. Monitoron zbatimin e skedules se prokurimeve lidhur me (pergatijen e projekteve, prokurimin, zbatimin, monitorimin, financimin).
  12. Mbikqyr pergatitjen e analizes se ngarkeses se punes ne bashkepunim me Drejtorine e Burimeve Njerezore.
  13. Siguron dhe mbikqyre kontrollin e cilesise dhe pajtueshmerine ligjore te dokumentacionit dhe procedurave te prokurimit dhe kontraktimit.
  14. Siguron mbajten e rregjistrit te riskut dhe te parregullsive.
  15. MbikĂ«qyre ndermarrjen e veprimeve te duhura nĂ« rast tĂ« ndonjĂ« parregullsie tĂ« zbuluar gjatĂ« fazave tĂ« prokurimit ose kontraktimit. 
  16.  Siguron rishikimin dhe kontrollin e raporteve te dorezuara nga Zyrtaret e Larte te Programit ne lidhje me projektet e finacuara ne Ministrite e Linjes.

 

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA © 2010 MINISTRIA E FINANCAVE
Kjo faqe hostohet nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit logo_akshi_transparent www.akshi.gov.al